Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi ka goditur me thikë kuzhine viktimën në kokë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pasi viktima ka refuzuar të konsumoj substanca narkotike si dhe të kryejë marrëdhënie seksuale, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari më pas nën ndikimin e substancave narkotike ka goditur me thikë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore
Viktima është dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari në mbajtje.
“Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Rami Hadar jep dorëheqje, nuk është më trajner i KB Pejës
Ndërroi jetë akademik Tahir Emra
Begaj përshëndet studentët për vitin e ri akademik nga Unive...
Kusari-Lila: E domosdoshme të votohen projektligjet e sesion...
Gashi: Qeveria ka humbur shumicën, problemet vetëm thellohen
Ndërrohet vendimi nga qarkullimi i kufizuar në kontroll të s...