Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Han të Elezit.
Sipas policisë, të dyshuarve u janë gjetur dhe konfiskuar 8-doza me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 10.62 gramë dhe një gjysmë cigare të mbushur me marihuanë në peshë 0.38 gramë, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar.
“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE Hani i Elezit 24.01.2024-23:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin duke qarkulluar me veturë, pasi njësitet policore gjatë kontrollit në veturë u kanë gjetur dhe konfiskuar 8-doza me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 10.62 gramë dhe një gjysmë cigare të mbushur me marihuanë në peshë 0.38 gramë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...