Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se përpjekja për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, të premten, nuk ishte për shkak të frikës personale i iniciuesve të saj se do të arrestoheshin.
Deputeti Haradinaj ka thënë në KlanKosova se është ditur që nga krijimi i Gjykatës Speciale se epilogu do të ishte i tillë dhe arrestimet, kurdo që ato nisin, nuk janë surprizë.
Është thënë se të premten u provua që të shfuqizohet Gjykata Speciale sepse krerët e lartë shtetërorë kishin marrë vesh se së shpejti do të bëheshin arrestimet. Por, Haradinaj nuk e beson se kishte frikë personale sepse, sipas tij, është ditur se arrestimet do të ndodhnin.
Edhe vet ai thotë se nuk i frikësohet arrestimit, ndërsa nuk ndërron qëndrim as ai e as partia e tij se Gjykata Speciale është e dëmshme dhe turpëron Kosovën.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...