Shteti i Kosovës nuk i ftua të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë që pritet të mbahet me 9 dhe 10 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Për këtë, ka pasur reagime të shumta çoftë nga opozita, por edhe nga pozita, e cila u mundua që fajin për këtë mos ftesë t’ia hedhë qeverisë së kaluar të udhëhequr nga Avdullah Hoti, shkruan arbresh.info.
Sot për këtë çështje ka reaguar vetë Samitin e Demokracisë të SHBA-ve i cili ka zgjedhur të postojë një fotografi të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova tek sa tregon me gisht nga Shtëpia e Bardh në Uashington.
Çfarë ka dashur të thotë Hoti me këtë fotografi?
Ndërkohë, ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka treguar se pse Kosova nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë të SHBA-ve.
Sipas kësaj ambasade jo të gjithë partnerët mund të përfshiheshin në këtë iniciativë
“Si partner i palëkundur i Kosovës, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të punuar me Kosovën në forume të tjera për të avancuar dhe forcuar demokracinë, për të parandaluar prapambetjen demokratike, për të promovuar respektin për të drejtat e njeriut dhe për të luftuar korrupsionin, në mënyrë që së bashku të mund të dëshmojmë se demokracitë plotësojnë nevojat e popujve të tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ndryshe, më 9 dhe 10 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet për herë të parë Samiti për Demokraci, ndërsa tashmë po qarkullon në media lista me vendet që janë ftuar për të qenë pjesë e samitit./arbresh.info/
LEXO EDHE
Ambasada Amerikane tregon arsyen e mos ftesës së Kosovës në Samitin e Demokracisë – Arbresh.info
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri