Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Driton Muharremi, i cili është degraduar nga pozita e gjyqtarit të Apelit në gjyqtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë/
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Driton Muharremi, të ushtruar kundër vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për shkak të shqiptimit të masës disiplinore, “Transferim i përhershëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm”, raporton arbresh.info.
“Kolegji i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 20 dhjetor 2021 ka vlerësuar se qëndrimi dhe përfundimi juridik i KGJK-së, është i drejtë dhe i ligjshëm, dhe se masa disiplinore e shqiptuar është proporcionale me shkeljen e konsumuar”, njofton Gjykata Supreme.
Gjykata Supreme bënë të ditur se përmes vendimit të saj AA nr. 85/2021 konsideron se është zbatuar procedura e paraparë sipas ligjit në fuqi dhe masa e dhënë është në përputhje me parimin e proporcionalitetit duke marrë parasysh: seriozitetin e shkeljeve disiplinore të kryera nga gjyqtari, pasojat e shkeljes disiplinore dhe rrethanat në të cilat është kryer shkelja disiplinore./arbresh.info/
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...