U. D. Ministrja Gexha dhe komandanti i KFOR-it me apel për vaksinim dhe zbatim të masave anti-covid

12:54 | 2 Nëntor 2021
A. B.

U. D. Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha Bunjaku, ka pritur në takim mikpritës komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajor Ferenc Kajári.

Ajo i uroi suksese Gjeneral Majorit në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për rolin e KFOR-it në mbështetjen e vazhduar ndaj komuniteteve në Kosovë dhe asistencën e ofruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë Covid-19.

U bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjellë dhe ndërveprimit institucional në shërbim të qytetarëve.

Ministrja Gexha dhe Gjeneralmajori Kajári kanë vlerësuar se vaksinimi kundër Covid-19 dhe zbatimi i masave parandaluese nga përhapja e virusit është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme