Në kuadër të iniciativës për të vizituar të gjitha prokuroritë në nivel vendi, Ushtruesi i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar vizitë zyrtare në Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Gjatë vizitës në Prokurorinë e Apelit, U.D. Kryeprokurori Kelmendi është pritur nga Kryeprokurori Xhevdet Bislimi si dhe prokurorët e kësaj prokurorie, ku është njohur për së afërmi me punën dhe sfidat me të cilat përballët kjo instancë e prokurorisë në realizimin e mandatit të saj pas ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale.
Në këtë takim Kelmendi u njoftua nga Kryeprokurori Bislimi edhe me nevojat kësaj prokurorie, më këtë rast ka shprehur gatishmërinë e tij që të njëjtat t’i adresoj para mekanizmave përgjegjës.
Po ashtu, ai, së bashku me prokurorin përgjegjës nga Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për monitorimin e punës së Prokurorisë Speciale, Aleksandër Lumezi, kanë vizituar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ku janë pritur në takim Kryeprokurori i kësaj prokurorie Blerim Isufaj dhe prokurorët e PSRK-së.
Kryeprokurori Isufaj e ka njoftuar U.D. Kryeprokurorin Kelmendi për rastet e pranuara dhe ato të zgjidhura, veçanërisht për punën e të gjitha departamenteve që funksionojnë në kuadër të Prokurorisë Speciale.
“Vëmendje të posaçme iu është kushtuar rasteve të korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizimit krimeve të luftës, atyre të shenjëstruara, si dhe ngrirjes dhe sekuestrimit të pasurisë nga ana e PRSK-së. “, thuhet në njoftim.
U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka vlerësuar punën e Prokurorisë Speciale në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve më të rënda në Republikën e Kosovës, me ç’rast iu ka ofruar mbështetje në të gjitha çështjet që përfshinë punën e tyre profesionale në funksion të sundimit të ligjit. /Arbresh.info/
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...