Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe zëvendëskryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Administrim të Prokurorive.
Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat, vështirësitë, pengesat dhe çështje tjera me të cilat ballafaqohet institucioni i Prokurorit të Shtetit, përcjell Arbresh.info.
Me theks të veçantë u diskutua lidhur me gjendjen momentale në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, si dhe për nevojën e shtimit të numrit të prokurorëve në këtë prokurori.
Po ashtu, gjatë këtij takimi, Kelmendi i njoftoi të pranishmit me aktivitetet që do të realizohen dhe përgatitjet që janë duke u bërë për shënimin e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, ku secila prokurori do të organizojë aktivitete kushtuar kësaj jave.
Ndër të tjera, temë e diskutimit në këtë takim ishte standardizimi i praktikave të bashkëpunimit në mes institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), si dhe aplikimi i sistemit SMIL, ku u diskutua për progresin e arritur dhe sfidat në aplikimin e këtij sistemi.
U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, kërkoi angazhimin e kryeprokurorëve për të realizuar aplikimin e këtij sistemi elektronik nga të gjithë prokurorët e shtetit, duke shtuar se do të ketë monitorim të vazhdueshëm në zbatimin e këtij sistemi, i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në ngritjen e efikasitetit, llogaridhënies, transparencës, besueshmërisë, si dhe planifikimit dhe përgatitjes më të mirë të raporteve të punës të Prokurorit të Shtetit./Arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...