Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi së bashku me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryeprokurorët e prokurorive themelore të vendit kanë mbajtur takim të përbashkët me ekspertë amerikan për ndërmjetësim të FMCS-së, të kryesuar nga Peter Swanson.
Gjatë këtij takimi u diskutua për ndërmjetësimin në Kosovë, konkretisht për sfidat e këtij instituti.
U.d. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi njoftoi ekspertët amerikan të ndërmjetësimit se në të gjitha prokuroritë e vendit është rritur numri i rasteve të zgjidhura përmes referimit të tyre në ndërmjetësim. Në secilën prokurori themelore është caktuar nga një zyrtar që është ngarkuar me punë shtesë për ndërmjetësimin.
Pasiqë referimi i rasteve penale në procedurë të ndërmjetësimit nga ana e prokurorëve do të ndikoj në uljen e numrit të rasteve në prokurori, në uljen e numrit të rasteve në gjykata, kursimin e kohës për pjesëmarrësit në procedurë, si dhe uljen e numrit të personave të ndjekur penalisht, u.d. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi informoi të pranishmit se do të hartoj një udhëzues të detyrueshëm për prokurorë, për referimin e rasteve në ndërmjetësim.
Ky takim u organizua me kërkesë të programit të financuar nga International Narcotics and Law Enforcement Affairs (INL), Programi i Ndërmjetësimit për Sundimin e Ligjit në Kosovë, implementuar nga Shërbimi Federal i Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) i SHBA-së, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për organizimin e trajnimeve dhe diskutimeve të përbashkëta për prokurorë dhe zyrtarë të ndërmjetësimit nëpër prokuroritë themelore, për aplikimin e ndërmjetësimit, thuhet në njoftimin për media.
Ndërmjetësimi u siguron qytetarëve, një alternativë të re për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve të tyre, pa iu drejtuar procesit gjyqësor, me kosto shumë më të ulët dhe për një kohë shumë më të shkurtër, transparente, ku janë vetë palët që vendosin në marrjen e vendimit, zgjidhjen e çështjes dhe përmirësimin e raporteve. /arbresh.info/
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së