Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, po merr pjesë në Konferencën Evropiane me temë “Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike”, e cila po mbahet në Këshillin e Evropës në Strasburg dhe ka për qëllim ndërtimin e rrjeteve më të gjera evropiane për palët e interesuara.
Fokus i kësaj konference është luftimi i keqpërdorimit të masave ligjore për të shtypur transparencën dhe llogaridhënien, transmeton Arbresh.info.
Sipas njoftimit për media, pjesëmarrësit në këtë konferencë do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat, të ndërtojnë rrjete dhe të fitojnë njohuri praktike.
Kjo ngjarje ka bashkuar profesionistët ligjorë, shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave për të adresuar Padite Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike në Evropë dhe efektin e tyre në diskursin publik, veçanërisht në Kosovë.
“Përveç Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, në këtë konferencë po marrin pjesë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Mustafë Tahiri, anëtari i KGJK-së dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit, z. Qerim Ademaj, si dhe përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrja e delegacionit nga Kosova në këtë konferencë është mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...