Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Forcimi i Llogaridhënies – Përpjekjet për fuqizimin kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, mbajtur në Tiranë dhe organizuar nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit dhe Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë.
“Gjatë adresimit të tij në këtë Konferencë, Kelmendi, para të pranishmëve ka folur për një sërë hapash pozitiv të ndërmarra nga institucioni i Prokurorit të Shtetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përgjatë viteve të fundit, qasjen proaktive të prokurorëve në ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurisë, ku ka theksuar se vetëm gjatë vitit të kaluar janë ngrirë, sekuestruar dhe konfiskuar mbi 111 milion euro pasuri, për themelimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve dhe bashkëpunimin me shtetet tjera në rikthimin e pasurisë së fituar me vepër penale, si dhe krijimin e databazës për hetime penale mbi të dhënat inteligjente, platformë kjo që do të krijojë mundësi për verifikimin e pasurisë së secilit qytetarë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu, U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka folur edhe për rolin dhe funksionin e sinjalizuesve në institucionet publike në raportimin e korrupsionit dhe shkeljeve ligjore, zbatimin e ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve si mekanizëm efektiv për të parandaluar dhe luftuar dukuritë negative, përdorimin e Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Lëndëve (SMIL), si një sistem i cili ka avancuar punën e prokurorëve, si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile në mbrojtje të vlerave të pavarësisë institucionale dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Në Konferencën Ndërkombëtare “Forcimi i Llogaridhënies – Përpjekjet për fuqizimin kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, kanë marrë pjesë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë penale dhe agjencive ligjzbatuese nga vendet e Ballkanit Perëndimor, institucionet qeveritare, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, bota akademike, shoqëria civile, mediat, etj., ku kanë diskutuar për çështjet e progresit dhe sfidat e përbashkëta lidhur me forcimin e llogaridhënies, kulturës së integritetit në institucionet publike dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar./Arbresh.info
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad...
Arrestohet një person në veri, në shtëpi iu gjetën shumë mje...
Digjet një shtëpi në Shkup, një person e ka humbur jetën ndë...
SHBA i kërkon Evropës t’i japë fund varësisë energjeti...
Shefi i Këshillit Evropian: Zgjerimi është prioritet për ne
Vullneti shkakton të qeshura teksa imiton ‘tipin’ e Gresës n...