Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e fundit për vitin 2022, të Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë kryeprokurorët, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, me të cilët ka diskutuar çështje të ndryshme profesionale.
Fillimisht, kryeprokurorët raportuan lidhur me gjendjen në prokuroritë që ata i drejtojnë, përkatësisht për numrin e lëndëve të pranuara, të zgjidhura dhe atyre në punë të të gjitha natyrave në departamentet përkatëse përgjatë vitit që po e lëmë pas.
Më këtë rast, U.D. Kryeprokurori Kelmendi, vlerësoj punën e prokurorive duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë angazhimin e tyre në trajtimin e të gjithave rasteve penale me theks të veçantë, atyre të krimit te organizuar dhe korrupsionit, krimeve te luftës, krimeve ekonomike, rasteve të dhunës në familje, rasteve kundër integritetit seksual, etj, thuhet në komunikaten për media.
Po ashtu, në këtë takim kanë raportuar edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokuroret të Shtetit, të cilët janë të angazhuar si koordinator, duke i theksuar sfidat, vështirësitë dhe të arriturat në fushat që ata i mbulojnë.
Në fund, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ju ka uruar suksese dhe mbarësi në Vitin e Ri 2023 të gjithë kryeprokurorëve, prokurorëve të gjitha prokurorive dhe atyre të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke kërkuar nga ta që të vazhdojnë të jenë të angazhuar në forcimin e sundimit të ligjit./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...