Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka pritur në takim pune Shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë këtij takimi, U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Shefi i Misionit të EULEX-it kanë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua edhe për mbështetjen e EULEX-it në ruajtën e pavarësisë institucionale, si dhe ecurinë dhe sfidat në zbatimin e deklaratës së përbashkët të zotimit lidhur me reformën në drejtësi.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për menaxhimin e situatës dhe mbarëvajtjes së punës në Prokurorinë Themelore në Mitrovicës pas ofrimit të dorëheqjeve të prokurorëve të nacionalitetit serb.
Bashkëbiseduesit patën diskutime edhe për luftimin e veprave penale që ndërlidhën me pastrimin e parave, nevojën për rritjen e numrit dhe mbështetjes për mbrojtësit e viktimave të krimit, si dhe çështje të tjera profesionale me interes të përbashkët.
Ndër të tjera, Kelmendi ka vlerësuar rolin, përkushtimin dhe mbështetjen e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhënë në vazhdimësi për institucionin e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me qëllim të arritjes së sukseseve të përbashkëta./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...