Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me Këshilltarin Rezident Ligjor në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, John C. Hanley dhe Zyrtarin e Lartë Ligjore në OPDAT, Etrur Maloku, kanë vizituar Prokurorinë e Apelit ku janë pritur në takim nga Kryeprokurori Xhevdet Bislimi dhe prokurorët e kësaj prokurorie.
Sipas njoftimit, temë e diskutimeve të përbashkëta ishte adresimi i sfidave me të cilat po përballet Prokuroria e Apelit pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, veçanërisht për kompetencat që i janë dhënë kësaj prokurorie lidhur me vendosje për ankesat kundër vendimeve për hudhje të kallëzimeve penale dhe aktvendimeve për pushim të hetimeve, përcjell Arbresh.info.
“Në këtë drejtim, të pranishmit patën diskutime konstruktive dhe përmbajtjesore lidhur me nevojën e standardizimit dhe harmonizimit të praktikave gjatë nxjerrjes së vendimeve nga ana e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit.”, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...