Google ADS

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeshefi i IPK-së bisedojnë për intensifikimin e bashkëpunimit

14:06 | 17 Mars 2023
Emir Abduramani

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim pune Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj.

Sipas komunikatës së zyrës së Kryeprokurorit, në këtë takim u bisedua për avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve, për sfidat gjatë zbatimit të Kodit të Ri të Procedurës Penale, si dhe për ngritjen e kapaciteteve ndërinstitucionale për tejkalimin e sfidave, përcjell arbresh.info.

Në fund të takimit, Kelmendi ka falënderuar Hodajn për bashkëpunimin e deritanishëm që Inspektorati Policor e ka pasur me institucionin e Prokurorit të Shtetit./arbresh.info

Të ngjashme