Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim pune Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj.
Gjatë këtij takimi, U.D Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i ATK-së kanë folur për bashkëpunimin ndërinstitucional në mes Prokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e veprave penale lidhur me çështjet financiare dhe ekonomike në Republikën e Kosovës, shkruan arbresh.info.
U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka potencuar se prioritet kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i veprave penale që ndërlidhen me shpëlarjen e pareve, evazionin fiskal dhe formave tjera të aktiviteteve kriminale, dhe në këtë drejtim thelbësor mbetet bashkëveprimi me ATK-në.
U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Administratës Tatimore janë pajtuar që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit përmes takimeve të rregullta për të identifikuar sfidat dhe problemet e përbashkëta si dhe gjetjen e rrugëve ligjore për tejkalimin e tyre./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...