Google ADS

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit

20:01 | 13 Mars 2024
E.G

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim pune Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar lidhur me çështjet që përfshijnë fushën e sundimit të ligjit, përkatësisht angazhimin e institucionit të Prokurorit të Shtetit në luftimin e korrupsionit, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu temë e diskutimeve të përbashkëta ishin edhe sfidat e përditshme të punës se prokurorëve, ecuria e reformave që dalin nga deklarata e përbashkët e zotimit e institucioneve të drejtësisë, mundësia e mbajtjes së programeve të trajnimit për prokurorë dhe çështje tjera profesionale me interes të përbashkët.

Në fund, Kelmendi ka falënderuar ambasadoren për ndihmën që ky shtet e ka dhënë dhe vazhdon ta jep në mënyrë të vazhdueshme për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme