Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, pas situatës së krijuar me ofrimin e dorëheqjeve të prokurorëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb.
Kështu është njoftuar përmes një komunikate ku është shtuar se, me këtë rast, U.D kryeprokurorit i Shtetit, i ka shqyrtuar të gjitha mundësitë për mbështetjen dhe ofrimin e ndihmës për këtë prokurori në bazë të kompetencave të tij.
“Më këtë rast, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, shqyrtoi të gjitha mundësitë për mbështetjen dhe ofrimin e ndihmës për këtë prokurori në bazë të kompetencave të tij, duke përfshirë edhe transferimin e jashtëzakonshëm të prokurorëve nga prokuroritë e tjera për mbarëvajtjen sa më efikase të punës në funksion të sundimit të ligjit”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.
Komunikata e plotë:
U.D. Kryeprokurori i Shtetit vizitoi Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe ofroi mbështetje për vazhdimin e punës në funksion të sundimit të ligjit
Prishtinë, 10 nëntor 2022 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, i shoqëruar nga anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Armend Zenelaj, U.D. Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Valdrin Krasniqi dhe zyrtarë tjerë ka vizituar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, pas situatës së krijuar me ofrimin e dorëheqjeve të prokurorëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb.
U.D. Kryeprokurori Kelmendi, u njoftua për së afërmi nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, për veprimet e ndërmarra nga ai, gjendjen e krijuar, sfidat dhe nevojat e kësaj prokurorie në përballimin dhe tejkalimin e vështirësive që janë paraqitur pas situatës së fundit, ku së bashku diskutuan gjetjen e modaliteteve për vazhdimin dhe menaxhimin sa më të mirë të punës, veçmas të trajtimit të lëndëve me natyrë urgjente.
Më këtë rast, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, shqyrtoi të gjitha mundësitë për mbështetjen dhe ofrimin e ndihmës për këtë prokurori në bazë të kompetencave të tij, duke përfshirë edhe transferimin e jashtëzakonshëm të prokurorëve nga prokuroritë e tjera për mbarëvajtjen sa më efikase të punës në funksion të sundimit të ligjit.
Ndërsa, përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës, u zotuan se do të ndërmarrin të gjitha masat për sigurimin e kushteve të nevojshme me qëllim që Prokuroria Themelore në Mitrovicë të funksionoj sa më mirë dhe të mos krijohet asnjë zbrazëti në procesin e punës. /arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi