Google ADS

U.d. i menaxherit të Trepçës: Mbrapa grevës së minatorëve qëndrojnë rryma politike

18:10 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Ushtruesi i detyrës së menaxherit të Trepçës, Xhevdet Tahiri, ka thënë se greva e punëtorëve të Trepçës po ndikohet nga rryma politike dhe ka për qëllim dëmtimin e ndërmarrjes.

Tahiri përmes një postimi në facebook ka shkruar gjithashtu se mbrapa kësaj qëndron kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, që sipas Tahirit është shtyrë dhe i sponsorizuar nga qarqe politike, shkruan arbresh.info.

“Kjo sindikatë në krye me kryetarin e saj Shyqyri Sadiku-n, i cili është udhëheqës i horizontit 7/8/9 të minierës, njëherësh është edhe anëtar i bordit të ndërmarrjes Trepça, po ashtu edhe anëtarë i qetës së shpëtimit, ku për të tri pozitat të cilat i mban paguhet për çdo njërën nga ndërmarrja Trepça (në vlerë prej 1,725.25 € neto), si i tillë ky person i shtyrë dhe i sponsorizuar nga rrymat politike tenton ta ndal ngritjen dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes duke i nxitur disa punëtorë për grevë për qëllime kryesisht të tij personale partiake”, ka shkruar ai.

U.D i menaxherit të Trepçës, ka kërkuar gjithashtu të ndermirën hapa të menjëhershëm ndaj Sadikut që sipas Tahirit mbi 300 mijë euro janë humbjet nga greva.

“Si dhe ftoj qeverinë e Republikës së Kosovës të ndërmarr hapa të menjëhershëm ndaj këtij njeriu dhe disa të tjerëve rreth tij, të cilët me mjetet spekulative po tentojnë të manipulojnë me minatorët e ndërmarrje duke i ftuar në bojkot të punës, kryesisht për qëllime të tyre personale dhe politike. Dua ta theksoj se humbjet e shkaktuar nga kjo grevë janë të paevitueshme, ndërhyrja politike në sindikatën e minierës, ndërmarrjes Trepça i ka shkaktuar humbje mbi 300 mijë €”, ka shkuar ai.

Ai po ashtu e ka quajtur të arsyeshme kërkesën e minatorëve për ngritje pagash teksa i ka ftuar t’i kthehen punës.

“Sa i përket kërkesës së minatorëve për rritje të pagës për 20%, konsideroj se është kërkesë e arsyeshme, duke marr parasysh kushtet në të cilat punojnë dhe veprojnë minatorët. Do ta konsideroja si privilegj personale po të kisha pas mundësi ta jetësoj një kërkesë të tillë. Por realiteti financiar në ndërmarrjen Trepça nuk mund ta përballoj një ngritje të tillë. I ftoj të gjithë punëtorët e ndërmarrjes Trepça ti përgjigjen ftesës sime të sinqertë, që ti kthehemi punës sepse ne jemi të thirrur për punë e mos të manipulohemi nga politika dhe sabotuesit profiter”, ka përfunduar Tahiri.

Ndryshe minatorët e Trepçës ka disa ditë që kanë hyrë në grevë duke kërkuar rritje të pagave për 20 për qind, mos punësim i punëtorëve të rinj pa konkurs, takimi i menjëhershëm me Bordin e minatorëve, si dhe përmbushja e kërkesave të tyre të bëra më parë, ndonëse kanë edhe kërkesa tjera.

Ata kanë paralajmëruar edhe eskalim të situatës në rast të mos përmbushjes së kërkesave të tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme