Me ftesë të Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), prokurorë të ZKPSH-së, anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe përfaqësues të institucioneve tjera ligjzbatuese si dhe Këshilltarin Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Erin Cox, gjatë ditës së sotme kanë vizituar depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar (AAPSK).
Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë nga afër punën dhe funksionimin e kësaj agjencie në administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave të ndryshme penale apo janë përfituar nga vepra penale.
Më këtë rast, përfaqësuesit e institucioneve respektive kanë zhvilluar diskutime të përbashkëta mbi gjetjet në terren (depo) dhe hapat e ardhshëm që duhet ndërmarrë lidhur me pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara që gjenden në administrimin e AAPSK-së./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...