U.d drejtori i Policisë vizitoi zyrtarin e plagosur në Veternik

12:57 | 18 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ushtruesi i detyrës së drejtori i Policisë vizitoi zyrtarin e plagosur në Veternik.

U.d. Drejtori i Përgjithshëm Samedin Mehmeti, sot në mëngjes vizitoi stacionin policor Jugu në Prishtinë, ku u takua me zyrtarë të këtij stacioni si dhe zyrtarin e plagosur gjatë ballafaqimit me të dyshuarit në rastin e grabitjes në tentativë në Veternik të Prishtinës.

Gjatë bashkëbisedimit Drejtori Mehmeti përgëzoi zyrtarët policorë për guximin dhe profesionalizmin e treguar, ndërsa zyrtarit të plagosur i uroi shërim sa më të shpejtë.

Po ashtu U.d. Drejtori i Përgjithshëm vizitoi edhe vendin e ngjarjes së incidentit./ Arbresh.info/

 

Grabitja e armatosur në Prishtinë – lirohet për në shtëpi polici që u plagos

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme