Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Fehmi Hoti, ka kërkuar nga punonjësit e policisë të të gjitha niveleve, që t’i shërbejnë me profesionalizëm dhe integritet qytetarëve të Kosovës.
Gjatë fjalës së tij në përvjetorin e 23-të të krijimit të policisë, ai tutje tha se janë ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet, por nga to kanë mësuar dhe janë forcuar.
“Jemi ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet. Situata dhe ngjarje të ndryshme të cilave ju kemi përgjigjur pa asnjë hezitim. Nga këto sfida kemi mësuar shumë dhe jemi forcuar. Policia në vazhdimësi është duke luftuar fuqishëm grupet kriminale dhe të kontrabandës dhe është duke u përkujdesur për rendin qetësinë dhe lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.
“Përkushtim të veçantë po i kushtojmë sigurisë së trafikut rrugor me qëllim të zvogëlimit të aksidenteve në trafik. Këtë jemi duke e bërë përmes aktiviteteve të shumta. Padyshim që në këtë ditë s’mund të mos kujtojmë dhe të ndjejmë krenarinë për kolegët tanë që ranë në krye të detyrës. Sakrifica e tyre do të jetë gjithmonë në mendjen dhe zemrën e secilit polic. Kërkoj nga policët të të gjitha niveleve që të shërbejnë me profesionalizëm dhe integritet ndaj secilit qytetar”, tha ai. /arbresh.info/
lexo edhe:
Osmani në 23-vjetorin e themelimit të Policisë: Anëtarësimi në Interpol i nevojshëm
Kurti: Një e mitur që do të duhej të ishte në shkollë, ndodhet në strehimore shkaku i një krimi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...