U caktohet paraburgimi tre të dyshuarve që u përfshin në rastin e “Bon Vivant”

12:09 | 7 Gusht 2023
E.H

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve të cilët u përfshin në përleshjen me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Kjo masë e paraburgimit u caktuar për të dyshuarit Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.

Kujtojmë se, me katër gusht ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 20 të tjerë.

Në këtë rast, i vdekur ka mbetur Kastriot Ramadani 39-vjeçar.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Kastriot Ramadani e ka goditur me shishe qelqi në kokë disa herë të pandehurin Andi Pajaziti, derisa ky i fundit pastaj me armë zjarri kishte shkrepur në drejtim të tij.

Nga kjo ngjarje kishin mbetur të plagosur Andi Pajazi e Hisni Gecaj ndërsa plagëve të armës së zjarrit nuk kishte arritur t’u mbijetonte Kastriot Ramadani, i cili kishte vdekur në QKUK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme