U dënua me burg për pedofili por vetëm pas 11 vitesh pas hekurave u zbulua që ai ishte i pafajshëm pasi akuzuesit pranuan që gënjyen mbi ngjarjen. Ish-drejtuesi i fondacionit “Fëmijët e Tij” në Shqipëri, David Brown, i akuzuar në vitin 2006 për përdhunim të miturish, mund të fitojë lirinë pas 11 vitesh pas hekurave me akuzën për pedofili.
David Brown 66 vjeç u dënua nga dëshmitë e dy djemve që ishin banorë të qëndrës “Fëmijët e Tij” në të cilën strehoheshin fëmijët e braktisur dhe në nevojë ekonomike, kryesisht të moshës nga 2 deri 14 vjeç.Dy djemtë romë, tashmë të moshës 18 dhe 22 vjeç thonë se kanë pasur presion nga policia dhe psikologu për të bërë dëshmi të rreme.
Ata kanë deklaruar për Sunday Mail se janë të gatshëm të pranojnë gënjeshtrat e tyre në gjykatë, një lëvizje kjo e cila do të çojë në lirinë e Brown.Plot 10 djem të qendrës dhanë dëshmi kundër Brown dhe dy të bashkëpandehurve të tij Dino Kristodulu 52 vjeç i dënuar për pedofili dhe Robin Arnold 63 vjeç, shkruan Opinion.
Brown, i cili ka mohuar gjithmonë akuzat duke deklaruar se është i pafajshëm, beson se makthit të tij në kryeqytetin shqiptar do t’i vijë fundi.
Duke folur për Mail të dielën nga qelia e tij e burgut, ai tha se do të qëndrojë në Shqipëri për tu angazhuar sërish në fushën e bamirësisë ku punonte më herët.
Andon Qoshlli, sot 22 vjeç, një nga dy dëshmitarët që dëshmoi kundër Brown, ka konfirmuar se dëshiron të tërheqë provat që ai dha në gjykatë kur ishte vetëm 13 vjeç.
Ai tha për Mail Sunday: “Psikologu dhe oficeri i policisë më shtynë të them se David ka abuzuar me mua. Ai nuk e bëri dhe më vjen keq që ai është në burg.Unë dua ta shoh atë jashtë dhe ta përqafoj. David na mori nga rruga dhe na dërgoi në shkollë. “Nëna e Andonit, Luisa 53 vjeç, thotë se nuk ka qenë me djalin e saj kur ai ka dhënë dëshminë.Ajo tha:
“Davidi nuk duhet të jetë në burg. Ai i shpëtoi jetën djalit tim dhe Andoni më ka thënë se ishte Dino i cili ka abuzuar me të”.“Ne ishim një familje e varfër dhe nuk kishim mundësi financiare për të rritur dhe edukuar fëmijët tanë” shton ajo më tej.
Dëshmitari i dytë Denis Aliu, sot 18 vjeç, thotë se ai ishte frikësuar nga keqtrajtimi i policisë kur ishte vetëm 6 vjeç, prandaj edhe kishte deklaruar se është abuzuar edhe nga Brown.Denis, i cili ishte marrë nga një jetë e tmerrshme në rrugët e Yzberishtit të Tiranës në shtëpinë e Brown, ka thënë: “Davidi nuk duhet të jetë në burg. Isha i ri në atë kohë dhe i thashë gjykatës çfarë më kishte udhëzuar psikologu për të thënë.“Më premtuan top futbolli, ëmbëlsira, ushqim, para për të më bërë të lumtur nëse do të thoja para gjykatës çfarë dëshironin ata. Unë e di unë kam bërë një gabim të madh dhe dua të shkoj në gjykatë për ta korrigjuar atë. “Ai shtoi më tej: “Në momentin para se të jepja dëshminë psikologu i shtetit më tha: “Shko dhe thuaj atë që të kam thënë”.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...