Shoqata e Intelektualëve Mbarshqiptarë “Trojet e Arbrit“, ka reaguar me rastin e ndalimit të udhëheqësve të “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar”.
“Ka disa muaj që persona të panjohur kanë shkatërruar shkronjat në monumentin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Për këtë vandalizëm s’ka pas asnjë reagim as nga policia e Kosovës as nga institucionet përgjegjëse, qoftë për ta bërë dënimin e masakruesve të shkronjave të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, dhe për t’i kapur ata e futur para drejtësisë, qoftë për të bërë rregullimin e shkronjave dhe emrit në mënyrën e duhur nga ana e Institucioneve të Kosovës.
Kështu që fillimisht Shoqata “Trojet e Arbrit” falënderon dhe përkrah “Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar”, për marrjen e iniciativës dhe vendosjen e shkronjave në vendin e duhur. Kjo është bërë për shkak të neglizhencës së institucioneve të Kosovës, të cilët edhe pse për ditë kalojnë nëpër sheshin Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Prishtinë, por e kthejnë kokën në anën tjetër për të mos parë këtë vandalizëm.
Është brengosës fakti se si Policia e Kosovës muaj të tërë nuk arritën që t’i kapin aktorët e rastit vandal, e në anën tjetër burgosin udhëheqësit e “Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar”, të cilët bënë një gjest simbolik dhe atdhetar. raporton indeksonline
Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” fton Policinë e Kosovës që sot t’i lëshojë në liri veprimtarët kombëtar, dhe t’iu kërkojë falje për këtë arrestim të pakuptimtë”, thuhet në reagimin e kryetarit të Shoqatës së Intelektualëve Mbarshqiptarë “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka rregulluar disa shkronja dhe numra të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti në Prishtinë, si dhe kanë vendosur dy elemente tjera kombëtare, flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë së Bashkuar. Por, Policia e Kosovës ka shoqëruar për stacionin policor, kryetarin Tahir Veliu dhe disa anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për këtë veprim.
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt