Në ceremoninë e mbajtur dje në Departamentin e Shtetit në Washington për ditën e Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit (ILEA), Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj, është përzgjedhur fitues i çmimit kryesor për Sukses të Jashtëzakonshëm Operacional, si i nominuar për realizimin me sukses operacionit antikorrupsion të Inspektoratit Policor të Kosovës ku u arrestuan 74 zyrtarë policorë në operacionin e vitit të kaluar të koduar me emrin “PIKA 1 dhe PIKA 2”.
Kështu ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës përmes një njoftimi për media, raporton Arbresh.info.
“Përfaqësuesit e Kosovës, Malit të Zi dhe të Ganës, të diplomuar në Akademinë Ndërkombëtarë të Zbatimit të Ligjit u vlerësuan që me punën e tyre kanë bërë një ndryshim të madh në komunitetet e tyre dhe sektorët e drejtësisë penale në mbarë botën. Në këtë ceremoni ishin të nominuar zyrtarë nga 52 shtete nga e gjithë bota, ndërkaq çmimi u nda nga Nënsekretarja e Shtetit Uzra Zeya dhe Ndihmës Sekretari i INL-it (Byroja për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit) z. Todd Robinson”, thuhet në njoftim.
Kryeshefi Hodaj është duke vazhduar vizitën zyrtare në Washington, ku gjatë ditëve ne vijim do të pritet nga zyrtarë të lartë nga fusha e sigurisë dhe drejtësisë në SHBA./Arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...