Google ADS

U akuzua se ka inkurajuar studentët të shkruajnë grafitë në kishën serbe, reagon Ahmeti

22:39 | 11 Qershor 2021
L G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së krerëve të Manastirit të Deçanit, të cilët e kanë akuzuar se kinse ai i ka inkurajuar studentët të shkruajnë grafite në kishën e cila gjendet në kampusin e UP-së në Prishtinë.

Ahmeti ka demantuar këto pretendime, duke thënë shkurt se kjo nuk është e vërtetë.

“Thjesht nuk është e vërtetë asnjëra akuzë. Pse duhet të shpërndani gënjeshtra”, shkruan Ahmeti në Twitter./arbresh.info/

Të ngjashme