U akuzua për 56 kontrata njëburimore, Aliu: Është vetëm një që ka të bëjë me mbikëqyrjen e pistës së Aeroportit

11:52 | 28 Mars 2024
E.H

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i është përgjigjur shefit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri i cili akuzoi ministrin për nënshkrimin e 56 kontratave njëburimore.

Në fjalën e tij të rastit, ministri Aliu tha se 56 janë aneks kontrata dhe jo kontrata njëburimore.

Ndërsa shtoi se ekziston vetëm një kontratë njëburimore në ministrinë e tij dhe ka të bëjë më mbikëqyrjen e pistës së Aeroportit.

“Nuk jam shumë subjekt i seancës. Ministria jonë për nga vlera e kontratave njëburimore po del të jetë me përformanc më të mirë. Nëse e krahasojmë me komunat shumë fish më të mirë. Komunat që i menaxhoni edhe ju. Ju përmendet 56 kontratat, 1 kontratë është, 56 janë aneks kontrata për të cilin deputeti i PDK-së e ngriti çështjen. Kemi të bëjmë me punë shtesë, dhe aneks kontrata është për punë shtesë. Vetëm një kontratë, dhe është kompania mbikëqyrëse te pista e Aeroportit e cila është dashtë me u vazhdu kontrata e tyre sepse ka mbet pa mbikëqyrje me kompaninë e njëjtë për shkak se gjatë pandemisë ka pasur ndalim të punimeve”, ka thënë Aliu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme