Në Kosovë jetojnë rreth katër mijë persona të verbër, të cilët çdo ditë po ballafaqohen me probleme të ndryshme që i mundojnë dhe ua kufizon lëvizjen e lirë.
Për sfidat, telashet dhe jetesën e tyre të përditshme për portalin “Arbresh.info” rrëfehet Drejtoresha e Komitetit të Grave të Verbërve të Kosovës Bajrumshahe Jetullahu, dhe psikologu Betim Bregovina.
Vështirësitë kanë qenë shumë të mëdha për Bajrumshahen. Në moshën dy vjeçare ajo ishte aksidentuar, duke mbetur kështu e verbër pjesërisht.
Në atë aksident Bajrumshahes i kishte vdekur nëna dhe jetesa e saj kishte marrë kahje tjetër.
Ajo kishte mbetur pa kujdesje, ishte rritur vetëm me babin, vëllain dhe motrën që i kishte pasur më të vegjël se vetë ajo.
“Në momentin kur jam vepruar total e kam pasur shumë të vështirë pastaj e kam marr vetën nuk them se jam keq, kuptohet se verbëria nuk është gjë e mirë dhe nuk e dëshiron askush por dalëngadalë duhet të pajtohesh me vetën. Më herë kam qenë e verbër por jo total dhe në kohën kur isha në Itali si refugjatë , atje kam rënë me sy në lavaman dhe e dëmtova syrin kisha një operacion para dy tre muajve pastaj edhe në Itali. Pastaj mbeta total e verbër. Kam pasur një aksident dhe pas vdekjes së nënës nuk ka pasur kush të kujdeset për mua dhe kam pësuar nga vaji apo nga temperatura verbim. Me disa mjekime atëherë në Shkup arrita të shoh me njërin sy por fatkeqësisht e dëmtove edhe këtë. Në atë interval brenda dy apo tre muajve e kam humbur gradualisht shikimin pastaj në luftë e kam humbur total. Si mund të jetoj një fëmijë pa nënë po të tregon vetë jeta ime se çka do të thotë një fëmijë pa nënë, Nuk kam pasur askënd të kujdeset për mua, kam pasur vetëm babën, kemi qenë tre fëmijë por të vegjël”, rrëfen ajo.
E moshuara kishte qenë gjenerata e parë që ka arritur alfabetin e Brail-it në gjuhën shqipe, por kushtet e pa favorshme e kanë detyruar Bajrumshahen që të përfundoj shkollimin në Kroaci.
Të jetonte në një vend të huaj, ishte shumë e vështirë për të, sidomos sa i përket komunikimit, qoftë edhe për të kërkuar ushqim.
“Shkollën e mesme e kam kryer në Kroaci se nuk ka pasur në gjuhën shqipe vetëm shkolla fillore. Si fëmijë nuk e kam ditur asnjë fjalë të gjuhës tjetër, nuk kam ditur qoftë edhe për të kërkuar bukë. E çfarë tmerre të tjera ka pasur, na është dashur të udhëtojmë 24 orë për të shkuar në Usjek, atje shoqëri të tjera dhe kushte të tjera kurse tek ne është diçka tjetër. Atëherë fëmijët të kanë ndjekur mbrapa kur e kanë vërejtur që ke ndonjë pengesë dhe të kanë fyer, por tani jo është një jetë ndryshe. Ka ndikuar mjaftë por nuk kemi pasur se çfarë të bëjmë tani jemi stagnua vetëm kemi qëndruar në shtëpi. Gjithmonë jam mërzitur jam kthyer në shtëpi duke qarë por prapë jemi pajtuar me fatin”, shtoi ajo.
Drejtoresha thotë se të verbëritë në Kosovë janë anashkaluar nga shteti, sipas saj, të drejtat tyre nuk janë askund, por vetëm figurojnë në letër.
Gjendje e rënduar është në fushën e arsimit, Jetullahu ka bërë kërkesë për furnizim me literaturë dhe për mjete të shkrimit sepse ka mungesë të madhe.
“Kemi bërë kërkesë për audio incizim të literaturës për fakultetet e ndryshme ku si obligim ka Ministria e Arsimit, mirëpo nuk ka asgjë në atë drejtim kërkoj nga shteti të ketë një kujdes më të veçantë për personat e verbër sidomos shkollimin e tyre. Nuk kemi asnjë makinë as asgjë hiq, makinën time e kam sjellë për të ndihmuar atyre që kanë mbetur të verbër gjatë luftës dhe në pandemi. Në Kosovë nuk ka vetëm jashtë vendit me i ble. Përpara ka pasur më shumë donatorë mirëpo tani nuk ka, jo që është shumë shtrenjtë janë diku rreth 600 euro mirëpo ne si komitet nuk kemi mjete dhe varemi gjithmonë prej projekteve dhe donatorëve të huaj”, përfundoi ajo.
Edhe psikologu i Shkollës së Mesme të Ulët Nexhmi Mustafa, Betim Bregovina për “Arbresh.info” tha se që nga lindja, ishte përballuar me humbjen graduale të shikimit.
Megjithëkëtë, ai nuk ishte larguar, por ishte përfshirë në shoqëri edhe pse kishte ndjerë ndryshimin nga fëmijët e tjerë.
“Ka pasur shumë vështirësi shumë shpesh më kanë bërë tolerime për të qenë i përfshirë në lojë. Si fëmijë kam luajtur shumicën e lojërave si fëmijët e tjerë. Madje me motrën e madhe dhe me vajzën e xhaxhait kemi luajtur lojëra të vajzave, kemi luajtur nuse. Ka pasur momente kur unë nuk kam pasur mundësi që të shoqërohet shumë me djemtë, për shkak që lodrat e djemve kishin shumë rreziqe. Ka pasur momente por jo shumë të theksuar jo aq shumë që mos me vazhduar me luajtur më”, tha Bregovina.
Deri në klasën e pestë Bregovina kishte shkuar rregullisht në shkollë, por pas luftës nuk ishte ndjerë mirë dhe e kishte ndërprerë shkollimin.
Ishte rikthyer në shkollën për të verbër në Pejë dhe e kishte humbur vitin, për shkak se ishte mësuar me fëmijë pa probleme dhe me të verbër nuk kishte mundur të ambientohej.
Ndodhi lufta ndërpreva e luftës dhe pas luftës nuk jam ndier mirë dhe e kam ndërprerë shkollimin, një gjysmë vjetor të plotë. Pastaj kam shkuar në shkollën për të verbër në Pejë ku kam vazhduar përsëri klasën e gjashtë, kanë bërë përpjekje që unë të mos humb shumë. Mirëpo kam humbur vitin sepse nuk kam mundur të ambientohem me vendin dhe prindërit e kam pasur shumë vështirë për me qëndruar në shkollë. Nuk kisha parë asnjëherë fëmijë të verbër edhe shkova me një vend ku kishte shumë fëmijë të verbër. Mua mu dukej shumë e pa pranueshme sepse isha mësuar me luajtur me fëmijë të tjerë dhe kur i pyesja ata kishte shumë prej tyre që nuk e kishin idenë se si është me luajtur një lojë kile, apo me llastik, dhe nuk mundej të pranoj një ndryshim kaq të madh.
Edhe pse me shumë sfida ai kishte arritur të diplomoj katër herë, në fakultetin e Psikologjisë dhe Pedagogjisë.
Përtej krenarisë së tij, dëshpërimi më i madh i tij ishte që për 11 vite kishte pritur për të gjetur një vend pune.
“Studimet i kam përfunduar me incizime me diktafon kam incizuar ligjërata, në disa ligjërata më të vështira kam kërkuar mbështetje prej kolegeve dhe disa prej tyre kanë treguar gatishmëri dhe mi kanë incizuar mësimet. Natyrisht është vështirë sepse vëmendja shpërndahet kur dëgjon kur lexon është më ndryshe. Për ta përgatitur një lëndë mirë më është dashur me muaj për ta marr një 10-she më ka marr deri në 150 orë. Përtej krenarisë familjes më shumë i ka ardhur keq dhe janë mërzitur që e kam pasur të vështirë për të gjetur punë më është dashur që të pres gjashtë vite nga masteri i parë për ta gjetur një vend pune dhe 11 vite prej Bachelorit të parë. Është një ndjenjë shumë e keqe për vete edhe për familjen që mos të ketë punë”, u shpreh ai.
Sipas tij, është më rënduese që të bëhet shpesh e ditur drejtpërdrejtë ose indirekt që nuk mund t’i marrin në punë personat e verbër, sepse siç thotë ai nuk ua besojnë punën për shkak të gjendjes së tyre ./Arbresh.info/Diellza Gashi/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...