Google ADS

Tym i madh te QKUK-ja, Policia jep detaje

08:40 | 29 Shtator 2023
K.B

Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit, një lokal në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se nuk ka persona të lënduar në këtë rast.

“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë , një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme