Tym i madh në Lipovec, policia e inspektorët e ambientit në vendin e ngjarjes

13:17 | 21 Qershor 2021
arbresh.info

Një person ka djegur goma duke shkaktuar tym të madh, si rezultat i së cilës kanë ndërhyrë Policia e Kosovës dhe inspektorët e ambientit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lipovec të Gjakovës, pasditen e së dielës.

“Raportohet se njësitë policore kanë hasur në të dyshuarin  mashkull kosovar i cili kishte ndezur disa goma të cilat kishin krijuar një tym të madh. Në lidhje me rastin janë njoftuar inspektorët e ambientit të komunës së Gjakovës”, thuhet në raportin e policisë.

Prokurori i shtetit ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme