Tym i madh në fabrikën “Elkos” në Pejë

Mëngjesin e sotëm, ka marrë flakë fabrika “Elkos” në Pejë. Lexues të arbresh.info kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku objekti shihet i mbuluar nga tymi i zi. Nuk dihet nëse ka të lënduar, apo shkaqet e zjarrit. Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar për këtë rast. /Arbresh.info/