Google ADS

Tusk vjen në Shkup e Tiranë, shmangë Prishtinën e Beogradin

14:38 | 16 Shtator 2019
arbresh.info

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nuk do të ndalet në Prishtinë dhe Beograd, gjatë vizitës që do t’i bëjë këtë javë dy vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Paraditen e të martës ai do të ndalet në Shkup për të takuar presidentin, Stevo Pendarovski, dhe kryeministrin, Zoran Zaev, shkruan arbresh.info.

Me këtë të fundit, në orën 11:45 Tusk do të mbajë edhe një konferencë për medie.

Pasdite, ai do të udhëtojë për në Tiranë për të takuar kryeministrin, Edi Rama.

Në orën 15:35, Tusk do të mbajë konferencë për medie.

Vizita e parë e Tusk në Prishtinë ishte në prill të vitit të kaluar, dhe e vetmja e një niveli të tillë të rëndësishëm të Bashkimit Evropian. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme