Tusk të enjten në Prishtinë, takohet me Thaçin

11:18 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, do ta vizitojë Kosovën të enjten – me 26 prill.

Tusk do të ketë takim në Prishtinë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në orën 12:00. Kjo bëhet e ditur nga faqja e Këshillit Europian ku tregohet orari i Tusk për javën e ardhshme.

Kjo vizitë e Tusk në Kosovë është në vazhdën e vizitave që zyrtari i lartë i BE-së i bën në Ballkanin Perëndimor. Pos, Kosovës Tusk do të vizitojë edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme