Tusk: Dialogu me Serbinë çështje e ngarkuar, por s’ka alternativë tjetër

13:37 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se Bashkimi Evropian është dhe vazhdon të jetë partneri më i besueshëm i vendeve të rajonit.

Ai ka përgëzuar institucionet e vendit për kalimin e demarkacionit duke thënë se kjo u mundëson që të ofrohet më shpejtë procesi i liberalizimit të vizave.
“Unë e di që nuk do të ndaleni dhe të vazhdoni me procesin e reformave dhe do të bëni gjithçka për të mirën e vendit tuaj”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.

Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për dialogun duke thënë se pa normalizim gjithëpërfshirës nuk shoh që do të bëhet një përmirësim i marrëdhënieve.

“Pas takimit që kisha me presidentin Vuçiq dhe sot me presidentin Thaçi unë jam më optimist. E di që kjo është çështje e ngarkuar por nuk ka alternativ tjetër për normalizim të marrëdhënieve”, ka deklaruar ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme