Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka përshëndetur përpjekjet e Maqedonisë për marrëdhënie të mira me fqinjët në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se hapa të tillë në Ballkanin Perëndimor janë shumë të “rëndësishëm” për Evropën.
Duke folur në një samit rajonal në Shkup më 27 prill, Tusk ka përmendur konfliktin në mes të Serbisë dhe shtetësisë së Kosovës.
Ai ka krahasuar këtë mosmarrëveshje me çështjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, për të cilën ai ka dhënë shenja se ka përparim.
Ai ka thënë se liderët maqedonë kanë treguar “gatishmëri të vërtetë politike” për të zgjidhur këtë konflikt, derisa liderët e tjerë rajonalë duhet ende të bëjnë “përpjekje shtesë” për të tejkaluar mosmarrëveshjet.
“Pajtimi në këtë pjesë të Evropës është i rëndësishëm për gjithë kontinentin, stabilitetin tonë, paqen dhe prosperitetin”, ka thënë ai.
“Është e mundshme që historia e Ballkanit, një film i kategorisë horror që nuk mbaron kurrë, të kthehet në një prodhim që fiton Oscar dhe ka një fund të lumtur”, është shprehur ai.
Këtë javë Tusk ka vizituar edhe Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë./REL
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...