Google ADS

Turqit ofrojnë 50 milionë euro, stadiumi i Kosovës gati për 18 muaj

00:11 | 17 Mars 2017
Arbresh.info

Drejtori i Kompanisë nga Turqia “Akay Construction INC, Ertan Olgun, ka thënë për RTKlive se janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për stadiumin e Kosovës dhe se ky stadium do të jetë gati për 18 muaj.

“Stadiumi do të jetë ndër 9 stadiumet më të bukura në botë dhe paratë do të jepen më kamata të ulët, ndoshta edhe pa kamatë. Stadiumi do t’i ketë 25 mijë ulëse”, ka thënë ai.

Ndryshe sot delegacioni turk, që ka vizituar Kosovën dhe ka takuar zyrtarë të institucioneve të vendit dhe të FFK-së.

Ata janë takuar me sekretarin e përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, janë pritur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Kurse nuk janë pritur nga Ministri i Kulturës dhe Rinisë dhe Sporteve (MKRS).

Delegacioni nga kompania turke, “Akay Construction INC”, përbëhet nga drejtori Ertan Olgun dhe zëvendësin e tij Murat Ozturk dhe nga miku i madh i FFK-së, Kenan Kurtesh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme