Mediat shtetërore turke vazhdojnë ta sulmojnë Kosovën sa i përket organizatës FETO, organizatë kjo që udhëhiqet nga Fetullah Gylen, një disident turk të cilin presidenti Erdogan dhe Ankaraja zyrtare e akuzojnë për puçin ushtarak të vitit të kaluar.
Anadolu Agency, agjencia shtetërore e lajmeve në shkrimin me titull “Kosova, si një “port strehimi” për pjesëtarët e FETO-s”, thekson se “Kosova, shtet ballkanik, nuk është anëtare në asnjë organizatë ndërkombëtare të sigurisë, përfshirë edhe INTERPOL-in, fakt që e bën atë një nga shtetet ku autorët e veprave penale mund të fshihen me komoditet”.
Lexojeni shkrimin e plotë të Anadolu Agency lidhur me FETO-n në Kosovë
Kosova, shtet ky i cili nuk është anëtar i organizatave ndërkombëtare të sigurisë, përfshirë edhe Organizatën Ndërkombëtare Policore për Krime (INTERPOL), me këtë karakterisitkë bën pjesë ndër vendet e para si pikë arratisjeje për pjesëtarët e Organizatës Terroriste FETO.
Sipas të dhënave të siguruara nga Anadolu Agency (AA), në botë afro 190 shtete janë anëtare të INTERPOL-it, organizatë kjo ndërkombëtare që mundëson parandalimin e krimeve në nivel ndërkombëtar, përcjelljen e të dyshuarve, gjetjen e lidhjeve me personat me të cilat ata kanë marrëdhënie, kapjen e tyre, arrestimin dhe zhvillimin e procedurave vijuese deri në ekstradim.
Ndërkaq, Kosova, shtet ballkanik, nuk është anëtare në asnjë organizatë ndërkombëtare të sigurisë, përfshirë edhe INTERPOL-in, fakt që e bën atë një nga shtetet ku autorët e veprave penale mund të fshihen me komoditet.
Kjo karakteristikë e bën Kosovën një pikë të rëndësishme arratisjeje për pjesëtarët e FETO-s, të cilët u arratisën pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi ose u larguan jashtë vendit nga frika se ndaj tyre mund të lëshohet urdhër bastisjeje.
Në Kosovë aktivitet ushtrojnë shkolla të mesme, fillore dhe institucione parashkollore, konvikte dhe organizata joqeveritare për të cilat pohohet se janë të afërta me FETO-n.
Pjesëtarët e FETO-s, të cilët në Kosovë gjejnë me komoditet vend për banim dhe mjedis pune, mund të hyjnë lehtë në këtë shtet pas ikjes nga Turqia, për shkak edhe të regjimit pa viza mes dy shteteve.
Blejnë shtëpi banimi
Në Kosovë, ku mund të hapen kompani me shumë të vogël parash, pjesëtarët e FETO-s zgjedhin këtë rrugë për të siguruar leje pune, teksa më pas mund të sigurojnë leje qëndrimi duke aplikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.
Disa nga anëtarët e FETO-s, të cilët në Kosovë sigurojnë si mundësi banimi, njashtu edhe mundësi pune, bëjnë plane të qëndrojnë për kohë të gjatë në këtë vend duke blerë shtëpi banimi.
Në mesin e personave që kanë blerë shtëpi banimi në Kosovë gjendet edhe Serkan Aydın, ish-gjykatës hetimor në Gjykatën e Lartë në Turqi për të cilin është lëshuar urdhërarresti në kuadër të hetimit ndaj FETO-s.
Përmes një marrëveshjeje për blerje të pasurive të patundshme më 14 shtator të vitit 2016, Aydın ka blerë shtëpi banimi në lagjen “Kalabria” në Prishtinë nga një kompani që ushtron veprimtari në Kosovë.
Në marrëveshje shkruan se adresa e banimit të Aydın është në Tetovë të Maqedonisë.
Nga ana tjetër, po ashtu mësohet se edhe Barbaros Muratoğlu, përfaqësues i Doğan Holding në Ankara, i ndaluar në kuadër të hetimeve ndaj Organizatës Terroriste FETO/Struktura e Shtetit Paralel nën akuzat për “ndihmë ndaj organizatës terroriste” dhe i dënuar me masë arresti më 15 dhjetor të vitit 2016 nga Gjykata Penale në Stamboll, ka blerë apartament në Kosovë.
Në marrëveshjen e shtijes – në gjuhën shqipe – të caktuar dhe nënshkruar nga palët më 24 tetor të vitit 2016, thuhet se apartamenti i blerë gjendet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...