Turqia si një vend mik e ka ndihmuar Kosovën në momente të rëndësishme, por edhe është përfitues i madh i aseteve të Kosovës. Edhe pas zbehjes së raporteve mes presidentit turk dhe kryeministrit Haradinaj, Turqia nuk ka “llogari” t’i shkëpusë marrëdhëniet pas përfitimeve milionëshe që i merr nga Aeroporti, KEDS-i e Autostrada, shkruan arbresh.info.
Kështu mendon analisti politik Bajrush Morina, i cili në një prononcim për portalin arbresh.info shton se deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova u bë për hatër të Erdoganit.
“Turqia është përfituesi më i madh i aseteve të Kosovës. Kompanitë turke menaxhojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës dhe burimin më të djeshëm të populli të Kosovës, energjinë elektrike. Kompania turke po ndërton autostradat e Republikës së Kosovës”, thotë Morina.
Morina thotë se Turqia u fut në sistemin e sigurisë në Kosovë dhe arrestuan arsimtarët që mësuan fëmijët e shumë liderëve të Kosovës.
“Agjentët turq erdhën dhe i arrestuan 6 qytetarët turq, arsimtarë të devotshëm në vendin tonë të cilët I kanë mësuar dhe edukuar fëmijët e gjithë liderëve politikë e institucionalë të vendit. Dhe për hatër të Erdoganit, Kosova bëri veprimin me të dëmshëm për vendin, I deportoi 6 arsimtarë duke I quar në “gojë të ujkut” Ky veprim jo vetëm që e degradoi shtetin e Kosovës por është veprim I ulët, antinjerëzor dhe I dëmshëm”, është shprehur Morina.
Analisti tjetër politik, Haki Abazi thotë se Erdogani dhe shteti turk nuk duhet të ndërhyjë në udhëheqësinë kosovare dhe të kërkojë largimin e krerëve të shtetit.
“Marrëdhënia me Turqinë është shumë e rëndësishme por edhe e komplikuar por kjo nuk është ndryshe me cilindo shtet dhe kjo është arsyeja që qeveria duhet të këtë te paracaktuar politikat bilaterale dhe multilaterale. Këto politika duhet te bëhen nga njerëz profesioniste dhe analiza bazuar ne prioritet dhe marrëdhënie strategjike. Kosova këto nuk i ka dhe kjo është duke i kushtuar ne vazhdimësi sepse veprimi institucioneve është arbitrare ndërsa sistemi i drejtësisë është i kapur” është shprehur Abazi.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan për tre herë radhazi, publikisht është duke e kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj pas vendimit që ka marrë për t’i shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Drejtorin e Agjencionit Kosovar të Inteligjencës, Driton Gashin.
Presidenti turk, Erdogan të shtunën e ka kërcënuar kryeministrin Haradinaj “se do të paguajë”, pasi Haradinaj është shprehur kundër deportimit të gjashtë shtetasve turq.
“Shërbimi ynë kombëtar i Inteligjencës ka kapur në Kosovë dhe solli këtu gjashtë përfaqësues të lartë (të lëvizjes së Fethullah Gulenit). Por jam i pikëlluar. Kryeministri i Kosovës shkarkoi shefin e inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Tani pyes: Kryeministër i Kosovës, me udhëzimet e kujt ndërmorre hapa të tillë? Që kur ke fulluar që të mbrosh ata që punojnë për të bërë grusht shtet ndaj Republikës Turke? A nuk e dini se ne ishim shteti i dytë në botë, as një orë pas shpalljes së pavarësisë, ne e njohëm Kosovën? Si mund t’i ushqesh njerëzit që tentuan të bëjnë puç kundër Turqisë, shtetit që ju konsideron vëlla? Do të paguash për këtë”, ka thënë Erdogan.
Një ditë më pas, Erdogan ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për arrestimin dhe dëbimin e shtetasve turq, por e ka kritikuar sërish Haradinajn, duke thënë se “e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘turp’. Largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Ata bënë detyrën e tyre”.
Kryeministri Haradinaj ka zgjedhur ceremoninë e nderimit të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut për t’iu përgjigjur kritikave të presidentit Erdogan të bëra më 31 mars.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se të gjithë duhet ta dinë se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.
“Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen. Por, po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emër tonë në Kosovë. Do t’i bëjmë vetëm ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, tha Haradinaj.
Më 29 mars, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar dhe më pas dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq. Pesë prej tyre ishin punonjës në shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq i dëbuari i gjashtë ishte mjek turk.
Erdogan e fajëson klerikun fetar, Fethullah Gulen se qëndron prapa një tentim grusht-shteti më 2016./Arbresh.info/Mira Avdimetaj/
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...