Forcat e armatosura turke nisën sot stërvitjen në Qipron Veriore – një entitet i njohur vetëm nga Ankaraja – ndërsa tensionet me Greqinë rriten në Mesdheun Lindor.
Kërkimet e Turqisë për rezerva gazi dhe nafte në ujërat e pretenduar nga Greqia kanë krijuar një tendosje të madhe të marrëdhënieve mes dy vendeve anëtare të NATO’s, raporton Anadolu Agency.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan të shtunën paralajmëroi Greqinë duke deklaruar se ajo “ose duhet të kuptojë gjuhën diplomatike e politike ose në terren përmes përvojave të hidhura.”
Dhe ndërsa tensioni rritet ushtria turke ka nisur stërvitjen e quajtur “Stuhia e Mesdheut” me komandën e Sigurisë Turke Qipriote, tha Zëvendës Presidenti Fuat Oktay në Twitter.
Prioritetet e sigurisë të vendit tonë dhe të Republikës turke të Qipros Veriore janë të domosdoshme bashkë me zgjidhjet diplomatike në Mesdheun Lindor, tha Oktay.
Edhe ministri i Mbrojtjes turke publikoi në twitter stërvitjen ushtarake e cila do të vijojë deri të enjten, duke shkruar “E suksesshme.”/ts/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë