Google ADS

Turqia ndanë donacion prej 1 milionë dollarë për FSK-në

11:52 | 21 Gusht 2024
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Qeveria e Turqisë ka ndarë për MM donacion prej 1 milionë dollarë amerikan për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

Maqedonci ka thënë se ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke, përcjell Arbresh.info.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.

“Falendëroj Republikën e Turqisë për donacionin dhe sigurojë që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Turqia si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës”, tha Maqedonci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme