Avokati Taulant Hodaj ka thënë se në bazë të të dhënave nga gjykata për shtetet që kanë dalë garantuese për lirimin e përkohshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi njëri nga shtetet është prej pesë atyre që kanë dhënë kontribut në Gjykatën Speciale.
Prandaj, ai supozon se mund të jetë Turqia ajo që ka dalë garancë për Thaçin.“Çdo dy muaj iu takon të paraburgosurve që të kërkojnë lirim të përkohshëm për t’u mbrojtur në liri.
Por kjo nuk është miratuar herën e kaluar meqë njëri ndër gjyqtarët tha se nëse do të kishte garancionin konkret nga shteti përkatës do të duhej të konsiderohej kjo kërkesë e Thaçit për lirim.
“Tani në kërkesën e re, në ato dokumente që janë bërë publike nga gjykata, Thaçi i ka dhënë dy garancione konkrete nga dy shtete të ndryshme. Normal që shtetet nuk janë të cekura, por janë konfirmimet zyrtare që janë dy shtete. Ne mund të spekulojmë në bazë të atyre informatave që janë publike nga Gjykata Speciale. Për njërin shtet thotë që është shtet kontribuues në gjykatë dhe shtete kontribuuese në gjykatë janë pesë: Kanada, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe SHBA. Pra, njëri nga këto shtetet janë garantuesi dhe sipas mendimit tim është shteti i Turqisë. Po supozoj në bazë të tyre. Një shtet tjetër duket se do të jetë Shqipëria ose Sllovenia”.
Ai në Info Magazine ka shpjeguar edhe më shumë për procedurën e mëtejshme të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.“Në vendimin që e ka dhënë gjyqtari i procedurës paraprake i jep instruksione prokurorisë se si të bëhet.
Pra, s’do të thotë që është hedhur aktakuza, por se ka shkuar në korrigjim dhe sidomos për Kadri Veselin për shkak që gjykata nuk ia ka aprovuar prokurorisë juridiksionin për periudhë të caktuar dhe besoj që do të jetë më lehtë që të hiqen pjesë të akuzës që kanë të bëjnë me një kohë të caktuar që gjykata nuk ka juridiksion. Por, këto përmirësime i kanë të përcaktuara në vendimin e gjykatës që e ka dhënë sot dhe në këtë vendim ceket qartë se si duhet bërë përmirësimi i aktakuzës edhe në lidhje me juridiksionin kohor”.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...