Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, ka deklaruar se si një anëtare themeluese e Këshillit të Evropës (CoE), Turqia ka një vullnet të pandërprerë për të reformuar sistemin e drejtësisë për të rritur më tej standardet e shtetit të së drejtës, të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në adresimin e tij në një takim të mbajtur në Venecia midis ministrave të drejtësisë të vendeve anëtare të CoE-s, Gül tha se në këtë proces dokumenti i strategjisë i Turqisë dhe plani i veprimit për të drejtat e njeriut janë dokumentet kyçe të politikës së vendit.
Ministri turk tha se vendi i tij po marshon drejt 100-vjetorit të saj në vitin 2023 me synimin për një sistem të drejtësisë më efektiv.
Plani i veprimit për të drejtat e njeriut i Turqisë, i shpallur në muajin mars, synon të forcojë mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe sigurinë individuale, pavarësinë gjyqësore, privatësinë personale, transparencën dhe të drejtat pronësore, si dhe të mbrojë grupet e cenueshme dhe të rrisë ndërgjegjësimin administrativ dhe social për të drejtat e njeriut.
“Ne kemi ndarë një hapësirë të gjerë për aktivitetet që synojnë përmirësimin e sistemit të drejtësisë për të miturit”, tha Gül.
Ai shtoi se Turqia ka krijuar një njësi të veçantë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë për të punuar në të drejtat dhe shërbimet që do t’u ofrohen të gjitha viktimave të krimit, veçanërisht fëmijëve.
“Përveç kësaj, ne kemi krijuar drejtori të shërbimeve të mbështetjes ligjore dhe ndihmës ndaj viktimave në të gjitha gjykatat tona provinciale, ku përfshihen psikologë dhe specialistë të shërbimit social. Ne kemi strukturuar gjykatat për të miturit, zyrën e hetimit për të mitur dhe drejtorinë e mbështetjes ligjore dhe shërbimeve të ndihmës për viktimat së bashku nën një ndërtesë të veçantë nga gjykata”, u shpreh Gül.
Me reformat, tha ai, Turqia po ristrukturon sistemin e saj të drejtësisë për të miturit me një qasje të drejtësisë restauruese.
“Në zbatimin e dënimeve të të dënuarve të mitur, ne krijuam shtëpitë e fëmijëve për arsimim për t’u mundësuar atyre të arsimohen, të gjejnë një punë dhe të ri-integrohen në shoqëri”, tha ai.
Përveç kësaj, njoftoi ministri turk, Turqia ofron mundësinë për të rinjtë që vazhdojnë shkollimin në shtëpitë e fëmijëve të qëndrojnë në këto institucione deri në moshën 21-vjeçare./aa
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...