Turqia do të mbështesë sportin e Kosovës, me theks të veçantë në infrastrukturë fizike.
Kësisoj e premtoi Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi homologu i tij, Ministri i Sportit dhe Rinisë i Republikës së Turqisë, Osman Aşkın Bak, në takimin që është zhvilluar sot në Ankara.
Ministri Gashi e falënderoi Ministrin Aşkın Bak për pritjen dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritashme që Turqia ka dhënë për sportin e Kosovës, sidomos në procesin e ndërkombëtarizimit të tij, por edhe në fushat tjera.
Ministri Gashi e njoftoi ministrin turk të sportit për organizimin dhe rregullimin e jetës sportive në vendin tonë si dhe arritjet e sukseset e sportistëve dhe në fushën e sportit. Ai e informoi ministrin Bak për talentet që Kosova ka në sport, me theks të veçantë për sukseset në xhudo, ku Kosova përmes xhudistes Majlinda Kelmendi, ka arritur të fitojë medalje olimpike në LO RIO 2016. Gjithashtu, ministri foli edhe për procesin e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, për angazhimet që po bën ministria në përmirësimin dhe plotësimin e infrastrukturës fizike e ligjore në sport, ku veçoi planin për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës, nevoja këto që kanë dalë pas pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të sportit.
Ministri Gashi shprehu nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë përmes nënshkrimit të marrëveshjeve në sferat e sportit e të rinisë, duke shkëmbyer përvoja dhe ekspertë në fusha të ndryshme të sportit si dhe duke zhvilluar ndeshje miqësore në shumë sporte si dhe shkëmbimin e aktiviteteve e kampeve mes të rinjve të të dy vendeve ashtu që ata të njihen, komunikojnë e bashkëpunojnë më shumë mes vete duke nxjerrë ide e plane të reja për sektorin e tyre por edhe për të ardhmen.
Ministri Kujtim Gashi kërkoi nga shteti mik i Turqisë që të ndihmojë Kosovën edhe me një stadium tjetër të dytë, pasi që për Stadiumin Kombëtar kanë filluar procedurat.Ai me këtë rast mori premtime se Ministria e Sportit dhe e Rinisë e Republikës së Turqisë do të angazhohen në këtë drejtim që ky projekt kapital të realizohet sa më shpejt, fillimisht me takimin e profesionistëve për të hartuar një plan dhe më pas të diskutohen modalitetet e financimit të stadiumit dhe ndërtimit të tij.
Nga ana e tij, Ministri turk Bak, foli për marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Kosovës në të gjitha fushat, me theks në bashkëpunimin në sport. Ai nënvizoi fokusin e Turqisë në vendet e Ballkanit duke veçuar raportin me shtetin e Kosovës.
Ministri Bak shprehu kënaqësinë e tij për sukseset që ka arritur Kosova në fushën e sportit, sidomos në procesin e ndërkombëtarizimit dhe tha se është e nevojshme që bashkëpunimi në sport me Kosovës e Turqisë të intensifikohet edhe më tej duke e zyrtarizuar edhe përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi.
Ministri Bak shprehu gatishmërinë e tij të plotë në mbështetje të Kosovës në fushën e sportit duke e siguruar homologun Gashi se do të angazhohet pa asnjë kursim që të ndihmojë Kosovën në shumë projekte, qofshin ato të natyrës së investimit të drejtpërdrejtë ose të shkëmbimit të përvojave dhe ekspertëve.
Të dy ministrat u pajtuan që të shtohet komunikimi dhe kontaktet mes dy institucioneve të dy vendeve në mënyrë që të konkretizohen planet që do të arrihen nga të dy palët për realizim.
Po ashtu, në kuadër të takimeve që ka zhvilluar Ministri Gashi në Turqi, u prit nga zëvendëskryetarja e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Ajshe Nur Bahçekapili dhe Zeyid Aslan, Kryetar i Grupit të Miqësisë Turqi-Kosovë të Kuvendit të Turqisë.
Ministri Gashi i falënderoi për pritjen dhe shprehu mirënjohjen për popullin dhe shtetin turk në ndihmë shtetit të Kosovës në tërë etapat e shtetformimit dhe ndërtimit të jetës demokratike. Ministri u shpreh se po viziton Republikën e Turqisë me qëllim të thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe ta forcojmë bashkëpunimin, ku edhe është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në kulturë.
“Kosova dhe Turqia kanë shumëçka të përbashkët dhe kjo përbën një potencial të madh që bashkëpunimi të rritet dhe më shumë dhe kjo gjë avancon komunikimin e komunitetit shqiptar që jetojnë Turqi por edhe atij turk që jeton në Kosovë”, tha ministri duke i informuar nikoqirët edhe për përfaqësimin dhe integrimin e komuniteti turk në Kosovë në jetën institucionale në Kosovë në të gjitha nivelet.
E pala turke i uroi mirëseardhjen ministrit Gashi në Turqi dhe theksuan raportet e mira që kanë dy shtetet duke përmendur edhe të kaluarën e përbashkët që kemi pasur si dy popuj. Zëvendëskryetarja e Kuvendit foli për përkrahjen që ka bërë Turqia edhe në arenën ndërkombëtare në kuadër të lobimit për shtetin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në shumë mekanizma ndërkombëtare.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...