BE-ja dhe shtetet e QUINT-it bën thirrje ndaj Listës Serbe dhe partive tjera serbe që të rishqyrtojnë vendimin për bojkotin e referendumit të 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në veri të Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një konferencë për media me presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, pesë shtetet e QUINT-it i ka quajtur “gënjeshtare”.
“Edhe pas zgjedhjeve me vetëm 3.4% ata thonë Beogradi ka faj? Turp mbi ta. Shiheni veten në pasqyrë, ju gënjeshtarë”, ka thënë Vuçiq, siç citon media “Kosovo-Online”.
“Dhe kur me të gjitha dredhitë e Kurtit, mblesëri i imët, i mbledhim ato nënshkrime, thonë – jo, hajde të shkojmë në referendum. Dhe referendumi kërkon 50 plus 1 votë. Epo nuk ka edhe aq serb që jetojnë atje… U regjistruan edhe 862 persona”, tha presidenti i Serbisë.
“Pashë që disa po përpiqen të mbyllin gojën, çfarë pafytyrësie është kjo”, tha Vuçiq mes tjerash pyetur rreth bojkotit dhe thirrjes së QUINT-it.
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...