Mëngjesin e sotëm një kulturë aspak e mirë e qytetarëve është parë në Prishtinë. Qytetarët e Kosovës po tregohen të pandergjegjshëm për kujdesin e ambientit të tyre.
Kësisoj, një lexues i Indeksonline ka dërguar disa fotografi në redaksi ku shihet se si janë mbledhur mbeturinat para dyerve të disa shtëpive, madje edhe para dikastereve qeveritare.
Lexuesi në fjalë ka treguar se kjo ka ndodhë në rrugën “Tringë Smaili”, afër me Ministrinë e Financave, shkruan Indeksonline.
Në anën tjetër, një pjesë të fajit për këtë e ka edhe Komuna, pasi që shportat e mbeturinave mungojnë në disa vende të kryeqytetit.
Ndryshe, në këtë situatë, mbeturinat kundërmojnë, sidomos tash që në vendin tonë po mbizotërojnë temperatura të larta./indeksonline/
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit