Zona e thellë e Karadakut mbi rajonin e Zhegrës, për disa vite ishte konsideruar si rajon i vdekur.
Por, pas iniciativës për hapjen e pikës së re kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, ka ngjallur shpresat për zhvillimin e ekoturzimit në këtë rajon.
Madje tashmë ka filluar ndërtimi i një banje, pasi uji konsiderohet shumë shërues. Investitorët nga mërgata i japin frymë Karadakut.
Burimet natyrore për zhvillim të Ekoturizmit në zonën e Karadakut kanë shtyrë ish-banorët e këtushëm me punë në vende perëndimore, të investojnë vetë në këtë rajon, e njëkohësisht edhe të sjellin investitorë të huaj.
Investimin në këtë rajon po e nxit edhe hapja e pikës së re kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë në fshatin Stançiq.
Aktualisht në këtë rajon ka nisur implementimi i një projekti për ndërtimin e një banjoje, meqë edhe burimet e ujit janë shëruese, thotë bashkëkombësi Arsim Halimi.
Projekti ideor për ngritje të kapaciteteve ekoturistike dhe të një banje shëruese është në fazat fillestare, ndërsa nuk mungon zotimi që do të jetë objekt bashkëkohor i mbështetur nga investime të përbashkëta të bashkëkombësit Halimi dhe miqve të tij nga Zvicra, thotë përcjellësja e punimeve Anita Sejdiu.
Investimet në zonën e Karadakut dhe hapja e pikës kufitare me Maqedoninë do të mundësojë lëvizje të lirë e rrjedhimisht edhe të sjellë investitorë ndërkombëtarë të cilët do të kontribuojnë për zhvillimin e vendit dhe njëkohësisht për krijimin e vendeve të reja të punës./Rtk
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...