Deputetja e Parlamentit finlandez, Tytti Tuppurainen, e cila është edhe kryesuese e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës ka folur për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, të cilat i cilësoi të shkëlqyera duke filluar që nga ‘Plani i Ahtisarit’ ku Kosova ka fituar pavarësinë.
Ajo tha se Ballkani Perëndimor është një fushë aq kruciale për Evropën dhe stabilitetin e kontinentit.
“Personalisht besoj se çështja e Kosovës është më vendimtarja. Kosova ka bërë aq shumë për popullin e vet edhe për vendin, prandaj jam e interesuar ta sjell delegacionin finlandez që ta shohin me sytë e tyre përparimin e Kosovës”, tha Tytti Tuppurainen në rtk.
Duke folur rreth shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy kuvendeve, ajo tha se sot kanë diskutuar me Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës ku janë shkëmbyer qëndrimet në lidhje me gjendjen aktuale dhe situatën në Kosovë.
“Megjithatë besoj se çështja më kryesore është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Tytti Tuppurainen, duke shtuar se janë duke diskutuar më komisionin e kuvendit se cilat janë pengesat drejt anëtarësimit në KiE.
Duke e komentuar pengesën e Serbisë bërë Kosovës në anëtarësimin në KiE, ajo tha se Kosova është një vend i vogël por e ka një fqinj mjaft të madh dhe armiqësor.
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës