Rruga që lidhë Pejën me Rozhajen nuk do jetë e vetmja që bashkon Kosovën e Malin e Zi.
Një mënyrë tjetër si do mund të qarkullohët në të dy shtetet u fol të hënën në një takim mes Kryeministrit te Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrit për Transport dhe Çështje Detare i Malit të Zi, Osman Nurkoviq.
E Peja me Rozhajën do të mund të lidhën edhe përmes një rruge nëntokësore pasi të ndertohet tuneli, raporton T7.
Por pos për transportin rrugor dy politikanët folën edhe për lidhjen hekurudhore.
E të gjitha këto sipas kryeministrit Haradinaj do bëhën brenda 3 vitesh në pjesën që i takon Kosovës.
Në takim të pranishëm ishin ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ky e priti më pas në zyrën e tij ministrin malazez.
E në konferencën për media Ministri Lekaj ka thënë se është duke u bërë politikë me rrugën lidhur me këtë rrugën Deçan-Plavë.
Pas takimit Ministri malazez garantoi për largim të taksës kufitare.
Në fund të konferencës pati edhe momente interesante kur malazezi iu drejtua gazetarëve edhe në gjuhën shqipe.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen