Google ADS

Tubimi të premten| VV ende nuk ka bërë kërkesën në Policinë e Kosovës

15:01 | 9 Qershor 2020
Arbresh.info

Nga data 10 qershor e deri më 17 qershor mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim ky tradicional i përvitshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë së cilës do të mbahen aktivitete të shumta.

E ndërsa nga tubimi i këtyre ditëve Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë bërë ndonjë kërkesë në Policinë e Kosovës në lidhje me tubimin që do ta mbajnë, e këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info, një burim brenda Policisë së Kosovës.

“Është ende herët për këtë, e nuk kanë bërë ndonjë kërkesë, shqyrtim, miratimin, apo planifikim për tubimin”, ka thënë ky burim/Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme